Ditën e Ejnte, datë 28 shtator, ora 17:30 te Lulishtja pranë Presidencës ”Princesha Teutë” është historia që aktorët e Teatrit të Kukullave do të tregojnë për fëmijët.
Prindër të dashur, sillni fëmijët për të ndjekur këtë shfaqje që i afron me historinë, në një ndërthurje artistike mes muzikës sonë popullore e qytetare, valleve e kostumeve shumëngjyrëshe ku të vegjlit edukohen me traditën dhe folklorin tonë.
Data: 28 Shtator
Ora: 17.30
Lulishtja pranë Presidencës Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë