Nevoja për një edukim të orientuar drejt krijimtarisë vetjake, riciklimit dhe punës së dorës, është tashme në qendër të diskutimeve për pedagogjinë bashkëkohore. Për një të ardhme të qendrueshme ne besojmë se duhen kthyer sytë nga punëdora duke ju larguar konsumit të gjerë dhe prodhimeve seri. Edukimi për një shoqëri më të përgjegjshme nis nga fëmijët.
Me 18 dhjetor së bashku do të punojmë për të eksperimentuar me fëmijët të gjitha format e krijimit të këtyre zbukurimeve, një pjesë e të cilave kanë tashmë traditë në Shqipëri; nga zbrazja e vezëve me gjilpërë dhe pikturimi i tyre, deri te krijimi i ngjitëses me materiale organike dhe lidhja e dritëzave në seri.
Të gjithë fëmijët dhe prindërit jane të mirëpritur!
Data: 18 dhjetor Ora: 10:30