Hannah Arendt-film gjerman

    by Goethe-Zentrum by Goethe-Zentrum by Goethe-Zentrum by Goethe-Zentrum

Në vitin 1960, krimineli nazist Adolf Eichmann rrëmbehet në Argjentinë dhe vihet para gjyqit në Izrael. Teoricienia politike dhe shkrimtarja gjermano-hebreje Hannah Arendt e cila më 1933 emigroi nga Gjermania dhe u vendos më 1941 në New York, udhëton si korrespondente për revisten New Yorker në këtë proces dhe befasohet kur për të i pandehuri nuk rezulton të jetë një përbindësh apo gjeni Krimi, por thjesht një burokrat mediokër. Një film me tipare biografike për filozofen Hannah Arendt (1906-1975), mbi të gjitha me vëzhgimin dhe vlerësimin e saj në gjyqin kundër Adolf Eichmann në Jeruzalem. Filmi fokusohet në rrëfimin dinamik të portretit të një intelektualeje të jashtëzakonshme të shekullit të 20-të, ai lë gjithashtu mbresa me portretizimet intime të mjedisit të Nju Jorkut dhe të emigrantëve gjermano-hebrenj në fillim të viteve 60-të.

Ky event organizohet nga Goethe-Zentrum.

  • Titulli: Hannah Arendt
  • Regjia: Margarethe von Trotta
  • Kohëzgjatja: 100 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2012
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Hannah Arendt: Barbara Sukowa, Heinrich Blücher: Axel Milberg, Mary McCarthy: Janet McTeer, Lotte Köhler: Julia Jentsch, Hans Jonas: Ulrich Noethen, Kurt Blumenfeld: Michael Degen, Charlotte Beradt: Victoria Trauttmansdorff, Martin Heidegger: Klaus Pohl, William Shawn: Nicholas Woodeson
  • Data: të enjten, 12 dhjetor 2019, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimedias Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas

 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies