Koncert bamiresie për familjet e prekura nga tërmeti

    Koncert bamiresie për familjet e prekura nga tërmeti

Fondacioni Abraham Linkoln  në bashkëpunim me Fondacionin ProFamilja  organizon një koncert bamirësie. Koncerti sjell grupin muzikor “The Hall Sisters” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të ftuar do të jenë soprano Erinda Agolli dhe kori ‘Lincoln’, me një program me këngë Krishtlindjesh, por edhe shqiptare. Nëpërmjet këtij koncerti, Fondacioni Abraham Linkoln po kontribuon financiarisht për t’u gjendur në krah të familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Peze, ndaj një kuti ndihmash  do të jetë e vendosur në hyrje të sallës. Eventi ne Facebook

Data: 11 dhjetor

Ora: 6:30 PM - 8 PM

Vendi: Sheshi “Skënderbej”

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies