Hapja e ekspozitës: E martë, 26.11., ora 18:00
Me rastin e 100-vjetorit të “Weimarer Bauhaus“ Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar do të prezantojë fotografi me subjekt arkitekturën, me autor fotografin berlinez Jean Molitor. Pamjet e fiksuara në Gjermani dhe në botë hedhin dritë mbi arkitekturën e periudhës moderne në aspekte nga më të ndryshmet. Jean Molitor urdhëton tanimë prej mbi dhjetë vitesh nëpër botë, i nxitur nga vizioni i krijimit të një arkivi mbarëbotëror me fotografi të ndërtimeve të periudhës moderne. Ekspozita i qaset komplekseve të ndryshme të gjithë gamës së ndërtimeve moderne.
26.11. – 9.12. / Salla e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar (hyrja anësore)
Orari: 09.00-13.00 dhe 17.00-20.00 (hapur gjatë gjithë javës)
Hyrja e lirë!