Ekspozite ‘Miss Edith Durham” ne Muzeun Historik Kombetar

    Ekspozite ‘Miss Edith Durham” ne Muzeun Historik Kombetar

Muzeu Historik Kombëtar çeli sot, ekspozitën "Miss Mary Edith Durham" me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së "Mbretëreshës së Maleve” Mary Edith Durham (1863-1944), artiste, shkrimtare e shquar britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antroplogjike rreth jetës së Shqipërisë në fund të shek. XIX dhe fillim shekullit XX. Ekspozita përmban fotografi dhe skica të realizuara nga Edith Durhami gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 30 nëntor.

 

Data: 20 nëntor- 30 nëntor 2019

Orari: 10:00 AM - 5:00 PM

(E hëna pushim)