Çfarë është Moda e Qëndrueshme?
Le ta diskutojmë këtë gjë më 27 nëntor! Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin tonë, një pasdite diskutimesh dhe frymëzimi për mënyrën se si së bashku mund ta bëjmë industrinë e modës në Shqipëri më të qëndrueshme. Do të trajtojmë tematikën e të drejtave të punës për gratë dhe fuqizimin ekonomik, dizajnin inovativ, ndryshimet klimatike, tregtinë dhe procedurat miqësore me ambientin.
Në fillim do të shërbehet ushqim i lehtë (finger food). Aktiviteti do të zhvillohet në gjuhën angleze, ju lutem na konfirmoni nëse keni nevojë për përkthim në gjuhën shqipe.
Për përgjigjen tuaj ndaj ftesës dhe pyetjet që mund të keni, na shkruani në adresën e email-it: alice.alexandersson@gov.se
Data: 27 nëntor
Ora: 1:30 PM
Location: Universiteti Politeknik i Tiranës