Vdes siç vdes një vend

“Vdes siç vdes një vend" çel sezonin artistik në Teatrin Kombëtar, me aktorë kryesorë Alfred Trebickën e Rozi Kostanin, e cila do mbajë dy role njëkohësisht, atë të regjisores dhe aktores.

Vepra është shkruar nga shkrimtari grek  Dimitris Dimitriadis, dhe është analiza e një shoqërie me identitet të humbur. Dimitriadis, një shkrimtar dhe dramaturg me famë evropiane, vepra e të cilit udhëton në skenat më të njohura evropiane do të shfaqet në datat 21, 22, 23, 24 shtator, ora 19:00.

Data: 21, 22, 23, 24 Shtator

Ora: 19:00

Vendi: Teatri Kombëtar