IFAU 2019-Forumi i 3-të Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Urbanizmit

IFAU 2019 - Forumi i 3-të Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Urbanizmit synon të mbledhë shkencëtarë, studiues dhe akademikë, për të shkëmbyer përvojat e tyre dhe rezultatet e hulumtimit për të gjitha aspektet e Arkitekturës, Urbanizmit, Trashëgimisë Kulturore brenda Modernizimit dhe tendencave të Globalizimit të shekullit XXI . Gjithashtu, do të jetë një forum ndërdisiplinor për studiuesit, praktikuesit dhe akademikët që të prezantojnë dhe diskutojnë risitë, tendencat dhe shqetësimet më të fundit, sfidat praktike të hasura dhe zgjidhjet e miratuara për Modernizimin dhe Globalizimin në Qytetet në Tranzicion.

Edicioni i tretë është duke e zgjeruar horizontin duke prezantuar një seri vizionesh mbivendosëse që përfshijnë Adriatikun- Euroregion Jon, i shtrirë tani në rajonin e Ballkanit dhe Evropës Juglindore. Forumi do të përqendrohet në Arkitekturë, Urbanizëm, Trashëgimi Kulturore të vendosura në kontekste dhe territore që zbulojnë tendencat e tyre drejt Modernizimit dhe Globalizimit.

Bileta online: ketu

Data: 21-23 Nentor

Vendi: Muzeu Historik Kombetar

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies