N'gaz fest -Retro Albania

Mbi 1 shekull automotorizim shqiptar në RETROspektivën e aktiviteteve jubilare!

 

N’GAZ na mbledh në 1-3 Nëntor për t’u parë mes mjeteve historike e festës së 20-vjetorit të DPSHTRR, në vitin e rimëkëmbjes dhe kthesës drejt modernizimit radikal të shërbimeve të transportit rrugor!

Festojmë së bashku me muzikën SWING për të rikthyer nostalgjinë e stilit RETRO!

PROGRAMI N'GAZ

 

DITA I - 1 Nëntor

Pallati i Brigadave

Festa e 20-vjetorit të DPSHTRR në kuadër të 105-vjetorit të automotorizimit shqiptar, si dhe themelimi i Regjistri Zyrtar i parë i Mjeteve Historike. 

*Aktivitet vetëm me ftesa!

DITA II - 2 Nëntor

Sheshi “Skënderbej”

11:00 - 12:00             

Mjetet RETRO do nisen nga Pallati i Brigadave në trajtën e një parade drejt sheshit “Skënderbej” aty ku qytetarët do kenë mundësinë të vizitojnë dhe admirojnë koleksionin shqiptar të mjeteve historike shqiptare.

 13:00 - 17:00           

“Tirana Vespa Parade 2019”, parada e mbi 100 vespave që vijnë nga  qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në rrugët kryesore të kryeqytetit për t’u mbledhur te sheshi “Skënderbej”.

18:00 - 18:30

Mbërritja e garuesve dhe ndarja e çmimeve të fituesve të “Tirana24Hours” Offroad Rally e organizuar nga Rally Albania.

18:30 - 23:00

Performancë muzikore nën ritmet Jazz & Swing nga DJ Lalla Hop dhe DJ Arpad dhe banda muzikore siçiliane “Jumpin’Up”.

DITA III - 3 Nëntor

Sheshi “Skënderbej”

10:00 – 13:00 

“Këndi Lëvizës i Edukimit mbi Trafikun”, një simulim i situatave të trafikut rrugor për të edukuar fëmijët mbi sjelljen në trafik dhe respektimin e sinjalistikës rrugore dhe gara GO CART për fëmijë.

*Mjetet historike do jenë të ekspozuara në sheshin “Skënderbej” në datat 2-3 Nëntor.

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies