Ekspozite e Martin Stommel-Lust and Expectation

Ekspozimi i një përzgjedhjeje të veprave të Stommel-it në Gallery70 në Tiranë është frymëzuar nga bota e kërcimit dhe lëvizjes. “Shformimi i trupit, qoftë ky në veprim apo në gjendje qetësie, përmban për mua esencën e natyrës njerëzore dhe gjendjes emocionale. Trupi i spërdredhur është një subjekt elegant, ai është i bukur dhe përcjell gjithashtu bukuri. Dhe akti i admirimit të bukurisë është një luftë plot epsh dhe pritshmëri. Ajo është për ne një kujtim, një shpirt që na prek nga e shkuara e largët, ndoshta diçka e ngjashme si “Epoka e Artë”, thotë Stommel. Veprat e Stommel-it ndodhen në shumë hapësira publike dhe në mjaft koleksione private. Gallery70 dhe Ambasada Gjermane në Tiranë sjellin disa vepra të tij, bashkë me vetë artistin në Tiranë. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar përzemërsisht në hapjen e ekspozitës si dhe në bisedën me artistin. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15.11.2019, në Gallery 70 Contemporary Art. Më shumë: kliko këtu

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies