Innovation Nest Festival 2019

“Tok Digital Agency” sjell për të dytin vit në Tiranë festivalin më të madh të inovacionit, INN Fest 2019. Në datën 24 dhe 25 Tetor, tek Art Turbina do të keni mundësi të jetoni për disa orë pranë risive teknologjike, ideve revolucionare dhe investitorëve më interesant të Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.   INN Fest është rrejti i parë i engjëjve të biznesit në vendin tonë i cili mbështet, investon dhe ndihmon në zhvillimin e sipërmarrjeve, industrive dhe teknologjive në të gjithë gadishullin ballkanik. Qëllimi i vetëm i INN Fest është fuqizimi i inovacionit, konkurueshmërisë (kompetivitetit), strukturimit dhe rritjes të të gjithë aktorëve të tregut që duan të sjellin ndryshimin.   INN Fest 2019 është gjithashtu bashkëpunëtor dhe pjesë e “Konferncës Ndërkombëtare të mbrojtjes së të dhënave” (Conference of Data Protection and Privacy Commissioners) ku do të marrin pjesë delegatët zyrtarë nga Facebook, Google, Microsoft, Linkedin, Ailbaba, Uber, e shumë korporata ndërkombëtare. A keni komunikuar ndonjë herë me ta? Ky eshte rasti ideal!   INN Fest është e hapur për bashkëpunim me të gjithë sipërmarrësit e angazhuar në proceset e transformimit digjital në sektorë e ICT, Multimedia, Industritë Krijuese, Manifaktura, Mjekësia, Bio teknologjia, Mjedisi, Riciklimi, Energjia dhe Industria e Ushqimit.   INN Fest 2019 bashkon në një matricë të suksesshme të gjithë aktorët inovatorë si dhe promovon idetë dhe asetet më të mira si Gjirafa, Uber, Connected Baltics OÜ, LinkedIn, Alibaba Easy pay, UCXmarket Kosovo, Ikons, R&T Group, Century 21, Acromax, ICTSlab e shumë të tjerë.   INN Fest është një eskperiencë unike për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Krahas festivalit, në ambjentet e jashtme të ArTurbina do të mund të ndërveproni dhe me 70 kompani të cilat prezantojnë idetë e tyre unike në shërbim të eficencës dhe inovacionit.   Mbi 60 folës, më shumë se 1500 pjesëmarrës dhe mundësia e artë për të zbuluar rrugët e zhvillimit të idesë tënde.   Një takim i jashtëzakonshëm në kërkim të talentit dhe energjisë. Ju keni idenë, ne ju ndihmojmë ta realizoni! Në 24 dhe 25 Tetor mos mungo në ArtTurbina. INN Fest 2019 po vjen. Behu pjesë e saj: http://fest.innovationnest.org/#tickets https://www.instagram.com/innovation.nest/ https://www.facebook.com/innovationnesttirana/ https://www.linkedin.com/company/innovation-nest-tirana

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies