Korridoreve

    by Goethe-Zentrum

 Netëve, në supermarket diku në Gjermaninë Lindore gjendet Kristiani midis rafteve shumë të ngarkuara. Në punën e tij të re si ekspert logjistike në magazinë në sektorin e pijeve ai mbush ato çka janë shitur gjatë ditës. Bruno një ish shofer për transporte të largëta që ka jetuar në RDGJ kujdeset për Kristianin e heshtur. Sytë e Kristianit ndeshin gjithnjë Marionin midis hapësirave në raftin me mallra. Marion është kolegia e re e sektorit të ëmbëlsirave. Por shpresat për flirtim gjatë pushimit do të shkatërrohen pasi Kristiani mëson se Marioni është e martuar. Më pas shfaqen rastësisht shokët nga e kaluara e tij e errët dhe e rrezikojnë jetën e tij të re dhe papritur Bruno është zhdukur.  

KORRIDOREVE është një film për pasojat e mëvonshme të ribashkimit gjerman. Një film që reflekton më shumë se vetëm për kthesën gjermane. Vendi i punës së njerëzvë të rropatur nga puna është midis korridoreve të mallrave, në të cilat ata rrezikojnë të humbasin jetën nga paletat e mbushura me mallra. 

Ky event organizohet nga Goethe-Zentrum.

Mbështetur nga: Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë & Qendra-Goethe, Tiranë.   Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjermani 2019 "gur-gur bëhet URË". Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund t’a shkarkoni nëpërmjet këtij Linku: https://qrco.de/tetorigjerman

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies