Amelie vrapon- film gjerman

    by Goethe-Zentrum by Goethe-Zentrum by Goethe-Zentrum

 13 vjeçares Ameli i ka ardhur në majë të hundës nga shkolla, prindërit dhe para së gjithash nga sëmundja e astmës, me të cilën lufton që prej momentit që ajo mund të mendojë. Pas një krize të rëndë ajo duhet të marrë veten në një klinikë të specializuar në malet e Tirolit-Jugor. Por terapia po i shkatërron edhe nervin e fundit. E lënë pa frymë ajo rreket të marrë ajër dhe merr arratinë në male larg nga mjekët që deri më tani nuk kanë mundur ta ndihmojnë. Ajo është në kërkim të një zjarri që mund të bëjë mrekulli. Aty në male ajo takon Bartin. Djali i mrekullueshëm nuk mund të impresionohet prej agresivitetit dhe kryeneçësisë së saj. Ata arrijnë tok majën e në mali, ndërsa të rriturit janë vënë në ndjekje të vajzës së zhdukur. Në zbritje ata ndeshen me zjarrin e Gjonit, prej të cilit Amelie premton shërim. Në fund është mbase të rënit në dashuri për herë të parë e në mënyrë të druajtur që Amelisë i jep forcë të re dhe një qëndrim pozitiv për jetën.  

AMELIA VRAPON trajton fëmijërinë dhe të qenit i rritur, natyrën dhe qytetërimin, shërimin dhe shpëtimin. Në thelb bëhet fjalë për çështjen e vetëpërmirësimit dhe vetëpranimit.  

Ky event organizohet nga Goethe-Zentrum

Data: 26.10.2019, Ora:16:00, Kinema "Millenium" Tiranë

Hyrja: falas Mbështetur nga: Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë & Qendra-Goethe, Tiranë.  

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjermani 2019 "gur-gur bëhet URË". Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund t’a shkarkoni nëpërmjet këtij Linku: https://qrco.de/tetorigjerman

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies