Më 9 nëntor 1989 në pikën kalimtare kufitare në rrugën Bornholm në Berlin mbizotëron rrëmuja. Një qen i vogël kalon matanë kufirit shumë të siguruar nga Gjermania Lindore në Gjermaninë Perëndimore. Nëpërmjet këtij kalimi kufitar të paligjshëm qeni shpallet „rast gjurmimi operativ“ si edhe Running Gag i një logjike të pushtuar nga burokracia. Megjithatë ky është vetëm fillimi. Gynter Shabovski, anëtar i byrosë politike deklaron në televizion gjatë një konference se të gjithë qytetarët e Republikës Demokratike të Gjermanisë mund të bëjnë kërkesë për udhëtime private për në perëndim. Qytetare dhe qytetarët e RDGJ-së në gjendje euforie injorojnë faktin që për udhëtime nevojiten pasaporta dhe viza. Kështu nënkapiteni Shefer dhe vartësit e tij shohin të ballafaqohen në rrugën Bornholm pranë pikës kalimtare të kufirit me një turmë të madhe që dëshiron të kalojë kufirin. Një natë me negociata komike dhe nervozuese shpie më në fund në hapjen e kufijve si edhe në fillimin e ribashkimit të Gjermanive.
RRUGA BORNHOLM është një tragjikomedi jashtëzakonisht ironike dhe në mënyrë befasuese motivuese qe e merr lirinë të kërkojë dhe të gjejë heronjtë e vet pikërisht midis ushtarëve kufitarë të papëlqyer të RDGJ-së. Skenari i filmit është përshtatur sipas ndodhive të vërteta të asaj nate.
Ky event organizohet nga Goethe-Zentrum
Mbështetur nga: Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë & Qendra-Goethe, Tiranë. Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjermani 2019 "gur-gur bëhet URË". Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund t’a shkarkoni nëpërmjet këtij Linku: https://qrco.de/tetorigjerman