Truly Unconventional- ekspozitë te Reja

  “Ky koleksion ka si qëllim të përshkruajë madhështinë, e cila mund të jetë komike dhe e pakuptueshme në të njëjtën kohë. Frymëzimi kryesor vjen nga subjektet njerëzore, në lidhje me krijimet e tyre, si arkitektura, por jo vetëm. Ekspozita “Truly Unconventional” ndahet në tri pjesë; – Your Bleak Existence, – I tried to Paint it All in Yellow, – Spent the Day Thinking Where it Went Wrong. Është një eksplorim i thjeshtë idesh dhe imagjinate, rrjedhshmëria e një ekzistence me shumë ngjyra…” Kështu shprehet krijuesja e këtyre pikturave, e reja Ornela Alia, e cila sjell frymëzimin e saj te Reja, më 26 Shtator 2019, prej orës 19:00, për të gjithë ne!

Kujdes: ky kolekion mund të përmbajë imazhe dhe ide mbase të papërshtatshme për mosha nën 16 vjeç!

26 Shtator, ora 7 pm

Vendi: Reja, Tiranë

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies