Women in Tech

Në kuadër të Tetorit, Muajit Europian për Ndërgjegjësimin ndaj Sigurisë Kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), në partneritet me institucione të tjera të fushës në Shqipëri, do të organizojnë në datën 21 TETOR 2019, pranë hotel “The Plaza Tirana”, konferencën “WOMEN IN TECH”.

Konferenca ka në fokus gra dhe vajza, të cilat studiojnë dhe kanë ndërtuar karrierën e tyre në fushën e TIK dhe më specifikisht, në fushën e Sigurisë Kibernetike. Qëllimi i eventit është motivimi dhe këshillimi i pjesëmarrësve për zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit, në veçanti studentët dhe profesionistët e rinj.

Për të treguar rëndësinë e sigurisë kibernetike, ekspertë të fushës do të realizojnë demonstrime live, duke treguar rreziqet e incidenteve të sigurisë dhe mënyrat e mbrojtjes ndaj tyre.

Për sa më sipër, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë t’i bashkoheni këtij eventi për t’u njohur me historitë e suksesit të grave e vajzave në fushën e TIK dhe të krijoni ura bashkëpunimi me kompanitë e kësaj fushe për të krijuar karrierën që keni dëshiruar!

Pjesëmarrja në këtë aktivitet është falas, por të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen dhe të rezervojnë biletën hyrëse në Eventbrite, pasi numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Për çdo informacion shtesë, jeni të mirëpritur të na kontaktoni në adresën e email: info@cesk.gov.al  

Mirë se të vini!

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies