‘Metrat e fundit’ ekspozitë nga Edit Pula në Tiranë

Vepra e artistes Edit Pula (J) është pjesë e koleksionit Kalo që prej vitit 2010. E ftuar nga kjo galeri për të ekspozuar në kuadër të Javës së Dizajnit në Tiranë, ajo sjell METRAT E FUNDIT, një ekspozitë e kuruar nga vetë artistja. Ekspozita tërheq vëmendjen tek hapësirat ku veprat e artit ruhen/pushojnë përkohësisht, veçanërisht referuar punës së saj të njohur, Pikturat në Letër Muri.

Me termin resting spaces (hapësira ku stacionohen/pushojnë veprat) nënkuptojmë hapësirën që mund të lejojë ngritjen e veprës në këmbë për qëndrim dinjitoz në këtë rast, hapësirë ku përmasat monumentale të pikturimit me penela sfungjeri në letër muri,marrin një vlerë të re dhe krijojnë përvojë meditative.

Në vitin 1998, Editi pikturoi më shumë se 100 metra letër muri të vjetër angleze, të gjetur mbledhur rrul nëpër qoshet e dyqaneve të dorës së dytë , për ekspozitën përmbyllëse të studimeve të saj pasuniversitare në shkollën e artit dhe dizajnit “Byam Show” në Londër.

Por çfarë ndodh me punën pasi ka dalë nga hapësira e ekspozitës së përkohshme?

Pas nisjeve për dhe kthimeve nga shumë vende, paketuar e parkuar në deke anijesh, barqe aeroplanësh, hyrë e dalë nga salla ekpozimi, shpalosur nëpër sallonet e koleksionistëve e mbledhur rrul përsëri për t’u ruajtur në magazinë, çfarë shikoni këtu janë fragmentet që kanë mbetur - janë METRAT E FUNDIT, të prerë, të gërvishur, të rrudhosur të gjithë kësaj historie të bërë rrul.

Lartësia, tonalitetet e zbutura të ngjyrave, tekstura delikate, i bën këto piktura disi të duken sikur janë lëkurë në kërkim të trupit.

Edit Pula (J) është një artiste /kuratore nga Tirana. Praktika e saj artistike dhe kuratoriale fokusohet së fundmi tek trashëgimnia dhe kryesisht përdor atë si material nga ku thur shprehi bashkëkohore. Teksa piktura mbetet praktike e vazhdueshme, projektet e saj më të fundit kanë qënë instalacione dhe projekte të artit participativ-(pra me përfshirje të elementeve të jashtëm), duke synuar ndërtimin e urës së dialogut midis të kaluarës dhe të sotmes. Për me shumë mbi punen e saj, këtu http://harabel.com.al/?s=edit+pula

6 Tetor, ora 7:00 PM-9:00 PM

Galeria Kalo

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies