Të pëlqen kinemaja?
Je i/e lodhur nga njerëzit që bëzdisen nga bisedat e tua të gjata mbi mënyrën gjeniale se si regjisori yt i preferuar ka vendosur vazon e lules në cep të planit?
E dimë! Dhe jemi shumë të tjerë njësoj si ti!
Ke një ide të cilën do ta realizosh, por nuk ke gjetur ende njerëzit e duhur?
Do të xhirosh një video, film të shkurtër, dokumentar apo ndonjë formë tjetër për të cilën ne ende nuk jemi në dieni?
Je amator, student apo profesionist? Ose je të treja njëkohësisht?
Eja dhe njihu/diskuto/puno me të tjerë që ndajnë të njejtin pasion me ty!
Tirana Kino Kabaret shpall thirrjen për aplikim!
Kushdo mund të aplikojë në:
Regji
Aktrim
Kamera
Montazh
Audio
Kostumografi
Skenografi
Apo thjesht për të marrë pjesë si vullnetar!
Ah po, pjesëmarrja është FALAS për këdo që jeton apo ka akomodim në Tiranë!
...ju të tjerët na shkruani se e rregullojmë
Regjistrohu këtu!
11-17 Tetor
Tiranë, Shqipëri