Festivali Pandival

Pandival 1.1 është edicioni i parë i festivalit shqiptar kushtuar gjeneratës së parë të Fiat Panda.

Festivali do të jetë një ngjarje një-ditore me aktivitete të ndryshme duke përfshirë prezantimin e librit ‘Panda ose Vdekje’ të autorit italian Marco Rizzini, një barbekju të hapur për të gjithë, dhe në fund një grumbullim dhe udhëtim simbolik Pandash, drejt maleve të Tiranës.

Udhëtimi i Pandave nuk do të jetë kompetitiv, por thjesht një mundësi takimi për të apasionuarit e Pandave. Itinerari i saktë që do të përshkohet me Panda do të bëhet i ditur në vazhdim.

Në skarë mund të gjeni produkte të mishit, por edhe opsione vegjetariane. Këshillojmë gjithësecilin të sjellë diçka për të gatuar sëbashku. Për të pirë do mund të gjeni birrë dhe ujë me një çmim simbolik.

Prezantimi i librit ‘Panda ose Vdekje’

Marco Rizzini ka lindur në vitin 1981 në Verona, por ka jetuar në Milano për shumë kohë mëpas. Ai gjithmonë ka qenë i apasionuar pas shkrimit, historisë dhe gjeopolitikës. Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve që prej vitit 2006, ai shkruan mbi kinemanë dhe udhëtimet e jashtëzakonshme.

Rizzini vjen në Tiranë për të na treguar sesi ai jep dorëheqjen nga puna e tij dhe niset me dy shokë drejtë Lindjes me një Fiat Panda të vitit 1980. Ai përshkon rreth 12,000 kilometra deri në Uzbekistan, dhe kthehet duke përshkuar Sovietska Ulitsa, autostradën e 66-të të Perandorisë. Në mes të rërës, djersës, lodhjes dhe radhëve të pafundme në doganë, ai gjen një hapësirë për të reflektuar mbi jetën e tij. Nuk është rastësi që shkrimtari e bën këtë rrugë për të vizituar edhe varrin e stërgjyshit të tij polak, i cili kundërshtoi sundimin rus, u përndoq në gulagët dhe u varros pranë një rruge të pluhurosur në Uzbekistan. Me Pandën, Rizzini kalon Ballkanin, Turqinë, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Uzbekistanin dhe më në fund Tashkentin dhe më pas kthehet duke kaluar qytetet e shenjta të Islamit. Në këtë ndryshim të pafund të peizazheve dhe fytyrave, vëzhgon qëndrime të ndryshme fetare, fragmente të reja të identiteteve, sheh të kaluarën në fytyrat e njerëzve dhe zbulon, përmes brezave të rinj, të ardhmen që përparon.

Programi

12:00 Hapen dyert për pjesëmarrësit dhe Pandat.
12: 00-15: 00 Barbekju në kopshtin urban të Tirana Social Center.
15: 00-16: 00 Prezantimi i librit ‘Panda ose Vdekje’ nga Marco Rizzini.
16: 00-16: 30 Pyetje & Pergjigje me autorin e librit.
16: 30-17: 00 Përgatitja e Pandave për udhëtim drejt Petrelës.
17:00 Nisja! (Vazhdimi i mbrëmjes për ata që vendosin të qëndrojnë.)


22 Septembrie 2019 12:00-23:30

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies