Tirana Tech Open 2019

TIRANA TECH OPEN 2019 është një organizim multi-dimensional, realizuar për nxitjen e novatorizmit e krijimtarisë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit gjë që vjen në përgjigje të nevojave për informimin në vend e rajon, krijon edhe mundësi të reja partneriteti si dhe do ofrojë ekspozime të shembujve të suksesit e arritjeve në përdorimin e teknologjisë së aplikuar.

Me pjesëmarrjen e mbi 60 sipërmarrjeve, mes të cilëve një numër i konsiderueshëm startup-esh, korporata e kompani operatore në vend, investitorë e institucione donatore, 100 të rinj të regjistruar në praktikën tre-ditore të drejtuar nga mentorë të dedikuar, si dhe një numër të pritshëm mbi 3,000 vizitorësh përgjatë ditëve të këtij evenimenti.

Rezervoni daten!

Per me teper info, ju lutem kontaktoni: marketing@expocity.al

25 Sep ne 10:00 – 27 Sep ne 08:00

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies