Të mërkurën më 31 korrik në orën 19:00, Delegacioni i BE-së ju fton për një pasdite dedikuar muzikës, poezisë dhe gojëdhënave shqiptare në Shtëpinë e Evropës
Në praninë e Vlashent Satës, Arben Bajraktarajt dhe me moderimin e Blendi Salajt, në një pasdite frymëzuese të magjisë së poezisë, gojëdhënave dhe muzikës, një vlerë e pazëvendësueshme e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Ky është aktiviteti i fundit paraprak i ZA Fest 2019. Delegacioni i BE-së është mbështetësi kryesor i edicionit të tretë të ZA Fest që do të mbahet në Theth më 2-4 gusht.
Konfirmoni pjesëmarrjen duke dërguar një email tek info@europehouse.al
Data: 31 Korrik
Ora: 19:00
Vendi: Shtëpia e Europës