Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë në kuadër të projekteve të jetesës aktive organizon për të tretin vit radhazi kampin veror buzëliqenit pranë “Godinës së Notarëve”.
Parku i Madh nga 16 korriku do të jetë një oaz argëtimi për fëmijët me shumëllojshmëri aktivitetesh, lojrash e ngjyrash.
Pjesë të programit ditor: lexim, orë të gjuhëve të huaja, pikturë, art and craft me letër, flluska, kampionate futbolli, basketbolli, volejbolli, ping-pongu, mësime kërcimi, Lojëra me ujë, teatër, cirk, filma të animuar e lojera popullore.
Data: 16 Korrik- 15 Gusht
Ora: 09:00-13:00
Vendi: Parku i Madh i Liqenit Artificial