Claudia Cardinale në "Pantera Rozë"

    Claudia Cardinale në "Pantera Rozë"

Një film i Blake Edwards. Me Peter Sellers, David Niven, Robert Wagner, Capucine, Claudia Cardinale, Brenda De Banzie. Komedi, 112’, Itali  1963, Audio në Anglisht – Titra në Italisht

Princesha Dala, pronare e një diamanti të mrekullueshëm dhe të famshëm të quajtur "Pantera Rozë", po kalon pushimet në një shtëpi të bukur malore. Këtu njihet me Sir Charles Lytton, një aristokrat Don Juan i cili fillon t’i vardiset asaj. Ai gjithashtu ka një marrëdhënie me Simone, gruaja e një inspektori qesharak dhe ekstravagant policie, Jacques Clouseau, i ngarkuar të zbulojë identitetit e vërtetë të një hajduti të njohur ndërkombëtar, në kërkim prej vitesh. Kur vjen George, nipi i Sir Charles, i riu përballet me një të vërtetë shqetësuese: hajduti i kërkuar nga policia në mbarë botën është xhaxhai i tij, i cili po krijon vjedhjen e të famshmes "Pantera Rozë”. Vjedhja  dështon, por xhaxhai dhe nipi përfundojnë në rrjetin e policisë, të arrestuar për një aksident banal makine. Në gjyqin e tyre, Clouseau është dëshmitar i tyre. Por çfarë do të ndodhë nëse Simon dhe Dala do të bien dakord për të liruar Sir Charles dhe do të zbulohet që diamanti është në duart e Inspektorit Clouseau?

Data: 29 Korrik

Ora: 22:30

Vendi: Reja

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies