Peshkatarët e Perlave

Opera “Peshkatarët e Perlave” e kompozitorit Georges Bizet, me regjisore dhe protagoniste soparanon me famë botërore Inva Mula, do të shfaqet premierë në 22 shtator në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Në këtë premierë , që do të çelë sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, interpretojnë emra të njohur të skenës operistike shqiptare, por dhe të huaj.

Vepra operistike “Peshkatarët e Perlave” është me tre akte me libret nga Eugen Cormon dhe Michel Carre. Vepra flet për dy dy peshkatarë perlash, miqësia e të cilëve është testuar nga rivaliteti i tyre për dashurinë e Leila-s.

Vepra u dha për here të pare publikun francez më 30 shtator 1863.

“Peshkatarët e Perlave” do të shfaqet edhe në datat 24 dhe 25 shtator po në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Data: 22, 24, 25 Shtator

Ora: 19,00

Vendi: Pallati i Kongreseve

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies