"Leonardo – Opera Omnia"

    ''Leonardo – Opera Omnia''

Mbërrin në Tiranë në Muzeun prestigjioz Historik Kombëtar të Sheshit Skënderbej, ekspozita "Leonardo - Opera Omnia", e kuruar nga historiani i artit prof.Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom. Ekspozita - e cila ka udhëtuar nëpër botë - është pjesë e një programi promovues ndërkombëtar për artin dhe edukimin e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe mbledh riprodhimet, të stampuara në kanavacë në shkallë reale dhe me rezolucion shumë të lartë të kryeveprave të Leonardo-s të ruajtura në 11 prej muzeve më të rëndësishëm në botë. Me anë të kësaj  ekspozite do të keni mundësinë të shikoni 17 vepra pikture të Leonardo Da Vinci të një cilësie të lartë dhe në përmasa originale. Përurimi do të bëhet në  22 korrik  ora 19:00. Për informacion të mëtejshme: iictirana@esteri.it    

Data: 23.07 – 10.08         

Oraret: E Hënë -Premte 9:00–19:00             

E shtunë – E Djelë 9:00-20:00

Vendi:  Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë