Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë t'ju ftojë ditën e enjte 27 qershor, ora 20:00 në hapjen e ekspozitës retrospektive të artistit Kolë Idromeno.
Në se te ‘Motra Tone’ Kolë Idromeno pikturoi bukurinë e familjes, te ‘Dasma Shkodrane’ bukurinë e traditës, te portreti i Gjyzepinës bukurinë e ndjesës, në tablonë ‘Rrugët e jetës’ ai pikturoi bukurinë e çlirimit të tij shpirtëror, rolin çlirues të artistit në shoqërinë e asaj kohe të zymtë e të zhytur në mëkate.
Ceremonia e hapjes së ekspozitës, 27 Qershor, ora 20.00