Maratona e Tiranës rikthehet me datë 13 Tetor 2019 në edicionin e saj të 4-të. Me një pjesëmarrje të moshave të ndryshme nga shumë vende të ndryshme të botës, ky event mund të cilësohet si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit dhe jo vetëm.
Itinerari do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.
Ju ftojmë të bashkoheni në këtë event të madh sportive duke provuar veten apo edhe duke garuar në grup.
FORMO EKIPIN TËND, VRAPO NË GRUP, VRAPO ME RITMIN E QYTETIT!
*Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të Maratonës së Tiranës. www.tiranamarathon.com