Nata e fundit e Albania Guitar Festival mbyllet me koncertin e kitaristit virtuoz petrit Çeku.
Sensibiliteti dhe ekspresiviteti i Petrit Çekut ka tërhequr vëmendjen e audiencave në gjithë botën. Ai u paraqit me recitale solistike në mbare Europën dhe Amerikën Veriore si dhe në koncerte nën përcjelljen e orkestrave simfonike si Allentown Symphony, Baltimore Symphony, Orkestra Kamertale e Filharmonisë Çeke, Orkestra Shtetërore e Hermitazhit të St. Petersburgut dhe Filharmonia e Zagrebit. Ai gjithashtu ka bashkëpunim të vazhdueshëm me ansamblin e famshëm kamertal Solistët e Zagrebit dhe është anëtar themelues i trios kitaristike Elogio.
Data: 08.06.2019
Ora 19:00
Vendi: Amfiteatri i Tiranes