Atje ku mali takon hënën

Teatri Metropol paraqet premierën e re për fëmijë:
"Atje ku mali takon hënën " nga Grace Lin

Vepra është e bazuar në një legjendë Kineze, një ndërthurje midis realitetit dhe përrallës, ku në qendër është një vajzë e vogël e quajtur Minli dhe familja e saj e varfër. Gjithçka që Minli kishte ishin imazhet e përrallave që dëgjonte nga babai i saj dhe psherëtimat e nënës. Një ditë, në bazë të përrallave dhe takimit me Peshkun e Artë ajo vendos të ndryshojë fatin e varfër të shtëpise dhe të nisë udhëtimin e saj për tek mali i pafund që të gjejë plakun e motshëm të hënës. Gjatë udhëtimit takon njerëz dhe krijesa të ndryshme të përrallave si për shembull Dragoin, i cili do të bëhet dhe shoku i saj më i mirë. Në fund, pas shumë peripecive dhe aventurash, Minli kupton se nuk kishte nevojë për asgjë tjetër përveçse familjes së saj. Ajo niset për në shtëpi e lumtur që gjatë udhëtimit kishte ndihmuar jo vetëm shokun e saj dhe shumë të tjerë, por pa vetëdije kishte ndryshuar dhe fatin e shtëpisë së saj.

REGJIA: JOANA OMERAJ

INTERPRETOJNË: Amri Hasanlliu Armela Demja, Elona Hyseni, Erdet Miraka, Luisa Dinellari, Rexhina Mollaymeri, Roerd Toçe, Sara Koçi

REGJI: Wendy Palmer


SKENOGRAFIA: Henri Dimo


FORMULIMI MUZIKOR: Glen Shutina


KOREOGRAF: Erdet Miraka

KOMPOZITOR: Amri Hasanlliu


TEKSTET E KËNGËVE: Elona Hyseni

MENAXHER SKENE: Klesta Shero


EFEKTE SPECIALE: Rigersa Kodranjeshi


NDRIÇIMI: Ergys Baki



Çdo të shtunë & të dielë, ora 11:00 në Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana

Info & Rezervime: 
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies