Duete Shqiptare Pop Rock

Duetet më të mira të muzikës së lehtë shqiptare deri në fund të viteve ‘90-të, do të vijnë me orkestracione të reja, mbrëmjen e 2 qershorit në Amfiteatrin e Tiranës.

Repertor i zgjedhur nga Aleksandër Gjoka e Aurela Gaçe, Ledina Çelo e Sabri Fejzullahu, Fitnete Tuda, Parashqevi Simaku, Nertila Koka etj, do të interpretohen nga një gjeneratë më e re këngëtarësh, midis të cilëve Orgesa Zaimi, Evi Reçi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Mateus Frroku, Luiz Ejlli etj.


Elegancë harqesh dhe forcë instrumentesh elektrike, bashkojnë në këtë ngjarje muzikore artistët e rinj përballë krijuesve të këtyre këngëve të arta të muzikës shqiptare, të cilët këtë herë, janë spektatorë të rradhëve të para, duke ndjekur me emocion se si kënga e tyre mund të jetojë gjatë në kohë e të zërë vend në breza të rinj.


*Biletat gjenden në myticket.al dhe sportelin e Amfiteatrit.

Per me shume info: klikoni ketu

19:30-22:30

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies