Harku i Triumfit të Qerimajve

“Harku i Triumfit të Qerimajve” - koncert festiv me rastin e 85 - vjetorit të babait të dinastisë muzikore, Hetem Qerimaj. Një familje artistësh përbën një pasuri të rëndësishme kulturore trashëgon estetikën brenda melodive dhe muzikalitetin të zërit. Tradita Qerimaj vjen si institucion arti që prodhon dhe ka prodhuar elemente cilësorë sepse arti i tyre është i shkruar në letër, larg skemave teknologjike që dominojnë tregun muzikor.

Familja Qerimaj, e përfaqësuar nga të gjithë brezat e saj, 9 artistë në skenën madhështore të Amfiteatrit do të interpretojnë repertorin më të mirë të tyre nga tradicionalja me muzikë qytetare shqiptare për të kaluar më pas një një oaz të jashtëzakonshëm siç është muzika ballkanike, e më tej ajo evropiane, etj.
Të ftuar specialë instrumentistët francezë që kanë realizuar kolonën zanore të filmit "Gladiator".

Per me shume info: kliko ketu

20:00-23:00

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies