Tenori Armaldo Kllogjeri, njëri prej zërave më të bukur dhe potent të artit operistik shqiptar, ngjitetet në skenën e Amfiteatrit të Tiranës.
I shoqëruar nga Orkestra e T.K.O.B prej 45 instrumentistësh profesionistë do të sjellë arie nga më brilantet nga repertori operistik botëror, këngë napolitane, hite të këngëve shqiptare në vite, aq të dashura për publikun dhe repertor me motive ruse.
E ftuar e mbrëmjes soprano Ramona Tullumani dhe Mjeshtër dirigjent, Gridi Kraja.
Super Mbrëmje e hiteve operistike botërore në Amfiteatër më 30 Maj ora 20:00.
*Biletat për koncertin mund t'i gjeni edhe pranë Amfiteatrit të Tiranës.
20:00-23:00