Ritfolk është një emër që natyrshëm vjen ndërmend kur flitet për muzikën bashkëkohore shqiptare dhe për ato pak gjëra që nxisnin vlerë e shpresë në dekadën e errët të viteve 90. Tekstet dhe muzika e tyre janë një nga dëshmitë më të ndjera dhe autentike të strukturës emocionale, ëndrrave, shpresave e zhgënjimeve të një brezi. Në datë 8 Qershor, mbas gati dy dekadash Ritfolk risjellin repertorin e tyre të plotë në një koncert unik për publikun kryeqytetas në sallën e “Qendrës Kulturore Katedralja Orthodhokse”. Biletat mund të blihen nëpërmjet EasyPay duke filluar nga data 20 maj.
Sponsor gjeneral: ABI Bank
Mbështetur nga Bashkia Tiranë
Organizuar në bashkëpunim me Turtle Fest Events
Foto kortezi nga Ergys Zhabjaku
21:00-23:00