Hitet e veriut në Amfiteatrin e Tiranës...
Një natë vetëm me muzikë folklorike dhe me artistët më të mirë të folklorit. Përveç këngëve të bukura që ka çdo qytet, edhe këngët folklorike dhe ato qytetare të përpunuara kanë dashurinë e publikut pasi mbartin brenda vetes vlera të mëdha krijuese, interpretuese dhe emocionet jetësore që shoqërojnë rrugëtimin e çdo individi.
Së bashku në një natë ku nostalgjia, adhurimi, vlerat dhe tradita do të pushtojnë skenën e artit në Amfiteatrin e Tiranës.
18 Maj ora 20:00 ju presim në Amfiteatër.
20:00-23:00