Kultura e Poshtërimit

u ftojmë të dërgoni një mesazh mbështetës gjatë 15-19 Maj, 2019 tek Tirana Ekspres, 17:00- 19:30, aktivitet i ekspozitës “KULTURA E POSHTËRIMIT” nga ANTONIJ KARADZOSKI, pjesë e Fushatës ARTIVISTE Ndërgjegjesuese mbi Bullizimin, si dhe atë në Internet, bazuar në orientimin dhe identitetin seksual, inspiruar nga vetë historia e artistit si një djalë homoseksual në një vend të vogël dhe konservator si Republika e Maqedonisë së Veriut. Antonijt ju desh të përballonte shumë bullizmin, diskriminimin homofobik që në moshë të vogël. Ai la vendin e tij për të jetuar në Amsterdam, Hollandë, dhe është i fokusuar në Artivism, si qëllim për të bërë ndryshim në botë nëpërmjet artivizmit dhe fokusi i tij është komuniteti LGBTI në vendet me ‘’vështirësi’’ si rajoni i Ballkanit, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia, Palestina dhe shumë të tjera.

Ekspozita “Kultura e Poshtërimit” në Tirane është kuruar nga Blerina Berberi, dhe i bashkohet aktiviteteve të organizuara gjatë javes IDAHOT 2019 (Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë) në Shqipëri.

Falenderime te vecanta organizatorëve dhe mbështetësve Open Mind Spectrum Albania (OMSA), Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, Ministrinë e Jashtme të Hollandës, Stichting Art. 1 dhe Youth Artivists for Change (YAC).

19:30-23:30

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies