Festivali i Resë

Festivali i Resë ose “Cloud Fest”, do të zhvillohet me rastin e tre vjetorit të Resë së Fujimotos në Tiranë. Festivali, i cili do të mbahet nga data 16 Maj ora 20:00 deri më 30 Maj ora 02:00, fokusohet veçanërisht tek Performanca–si Art, si lëvizje, si Zë, dhe çdo zhanër tjetër i ndërmjetëm apo i ndërthurur në të.

Ky është edicioni i tretë i festivalit të RESË , i cili përqëndrohet kryesisht në artin performues dhe sjell një larmi ndërdimensionale me 15 ditë program, artistë nga shtete të ndryshme.

REJA dhe lulishtja e saj, do të jenë hapësirat për teatër fizik, instalacione audio-vizuale, bashkëbisedime me artistë, lojëra urbane, piknik e aftër-party. Përgjatë gjithë ditëve dhe netëve të festivalit do të gjejmë përzierjen më të mirë multikulturore dhe ndërkulturore, midis praktikave të artit bashkëkohor dhe atij tradicional–pra një larmi zhanerash, qasjesh, e deliresh artistike.

16 Maj 20:00 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies