Këngët e Liqenit

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit çel festimet e Vitit Jubilar me koncertin live “Këngët e Liqenit”. Ben Duro & friends mbledhin në Amfiteatrin e Tiranës me 31 maj jo vetëm nostalgjikët, por edhe këdo që do të dëgjojë muzikë të mirë dhe origjinale. Këngët e viteve 80 që ky grup artistësh interpretoi te Parku i Liqenit, jashtë sallave të mbyllura e kontrolluara, ishin një shkëndijë lirie dhe rebelizmi.
Këngët e liqenit janë tipike tingull i pastër shqiptar, janë melodi që nuk do të vdesin kurrë, sepse janë origjinale, nuk janë kopje të asnjë rryme dhe komercializmi. Ben Duro & Friends, vijnë në Amfiteatrin e Tiranës me një repertor nostalgjik.

31 Maj 2019 @ Amfiteatri i Tiranës

*Biletat e shitura për datën 17 janë të vlefshme dhe për datën e zhvillimit të festivalit, 31 Maj.

31 Maj 2019,  20:00-23:00

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies