Teatri Metropol paraqet premierën e re për fëmijë:
"ATJE KU MALI TAKON HËNËN" nga GRACE LIN
Vepra është e bazuar në një legjendë Kineze, një ndërthurje midis realitetit dhe përrallës, ku në qendër është një vajzë e vogël e quajtur Minli dhe familja e saj e varfër. Gjithçka që Minli kishte ishin imazhet e përrallave që dëgjonte nga babai i saj dhe psherëtimat e nënës. Një ditë, në bazë të përrallave dhe takimit me Peshkun e Artë ajo vendos të ndryshojë fatin e varfër të shtëpise dhe të nisë udhëtimin e saj për tek mali i pafund që të gjejë plakun e motshëm të hënës. Gjatë udhëtimit takon njerëz dhe krijesa të ndryshme të përrallave si për shembull Dragoin, i cili do të bëhet dhe shoku i saj më i mirë. Në fund, pas shumë peripecive dhe aventurash, Minli kupton se nuk kishte nevojë për asgjë tjetër përveçse familjes së saj. Ajo niset për në shtëpi e lumtur që gjatë udhëtimit kishte ndihmuar jo vetëm shokun e saj dhe shumë të tjerë, por pa vetëdije kishte ndryshuar dhe fatin e shtëpisë së saj.
REGJIA: JOANA OMERAJ
INTERPRETOJNË: AMRI HASANLLIU, ARMELA DEMAJ, ELONA HYSENI, ERDET MIRAKA, LUISA DINELLARI, REXHINA MOLLAYMERI, ROERD TOÇE, SARA KOÇI
AS. REGJI: WENDY PALMER
SKENOGRAFIA: HENRI DIMO
FORMULIMI MUZIKOR: GLEN SHUTINA
KOREOGRAF: ERDET MIRAKA
KOMPOZITOR: AMRI HASANLLIU
TEKSTET E KËNGËVE: ELONA HYSENI
MENAXHER SKENE: KLESTA SHERO
EFEKTE SPECIALE: RIGERSA KODRANJESHI
NDRIÇIMI: ERGYS BAKI
Çdo të shtunë & të dielë, ora 11:00 në Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana
Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al
11:00-12:00