Citizen Europe është një udhëtim kinematografik nëpër Evropë. Në qendër të tij është përvoja e pesë pjesëmarrësve të rinj në Erasmus - programi më i madh i shkëmbimit në botë. Personazhet e lënë zonën e komfortit të vendit të tyre për të punuar si vullnetarë ose për të studiuar në vende të ndryshme evropiane, duke kapërcyer frikën dhe duke iu përshtatur mentaliteteve të ndryshme. Përballë krizës aktuale evropiane, të nxitur nga papunësia e pazakontë e të rinjve dhe nga frika e situatës së refugjatëve, udhëtimet e tyre ofrojnë një perspektivë të re të kontinentit dhe japin një ndjesi të së ardhmes së tij.
Një film greko-francez-irlandez-bullgar nga Anemon, Seppia, Underground dhe Agitprop në bashkëprodhim me Arte, ERT dhe Screen Ireland, me mbështetjen e rajonit Grand Est, Procirep-Angoa, Qendra Kombëtare Bullgare e Filmit dhe në bashkëpunim me RTE, RTP , MRKTV, CYBC dhe BTV.
Pas filmit ju ftojmë në një diskutim me ish-bursistë të programeve të ndryshme europiane të bursave dhe shkëmbimit.
Ky event organizohet nga Goethe-Zentrum