Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë dhe me mbështetjen e Vet Hospital Tirana, NexGard Spectra, Hill’s & Connext Albania, rikthejnë sërisht për miqtë e kafshëve shtëpiake dhe jo vetëm, “PET FAIR ALBANIA – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, Edicioni i 3-të.
“Pet Fair - Panairi i Kafshëve Shtëpiake” vjen si një event që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur, gjë që synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura. Aktiviteti do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktive në çështjet e mirëqënies së kafshëve.
Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair - Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese.
Mendoni se Qeni Juaj është Më i Zgjuari, Më i Bukuri dhe me Veshjen më Trendy në qytet?!ππ©πΆπΎπΎπΎ
Atëhere mos humbisni kohë, plotësoni formularin tani për të marrë pjesë në konkurset që do të zhvillohen gjatë "Pet Fair - Panairi i Kafshëve Shtëpiake" në datë 19 Maj nga ora 10:00-17:00 tek Kopshti Zoologjik, Tiranë. π³ππΎπΊππ°
Një Juri e Pavarur e cila do të jetë e njëjta për të tre konkurset, do të bëjë vlerësimin dhe shpalljen e çmimeve fituese për secilin Konkurs.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet unik dhe interesant, i cili vjen çdo pranverë. Një aktivitet jo vetëm edukues dhe informativ, por edhe festiv.
Ju presim!
Nëse keni sygjerime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@greenlinealbania.org
Nëse dëshironi të vullnetarizoni në realizimin e Pet Fair Albania aplikoni dhe bëhuni pjesë e Vullnetarët e Kopshtit Zoologjik në linkun: https://goo.gl/forms/4bVlv2TDQgd9r9Pa2
19 May 2019 from 10:00-17:00