Në kuadrin e Javës Spanjolle të Letërsisë 2019 do të shfaqet filmi “Zgjimi i Enver Simakut” me regji të Marcos Lledó, ngjarjet e të cilit ndodhin në Shqipëri.
Me: Julien Blaschke, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Lulzim Guhelli, Viktor Zhusti, Ema Andrea, Laert Vasili, Piro Milkani, Ferran Gadea, Antonio de la Cruz, Paula Baixauli, Mariana Talpalaru.
Sinopsis: Pas 18 vjetësh Juliani kthehet në Shqipëri, për të zbuluar motivin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Anxhelës. Me ndihmën e miqve të vjetër, do të depërtojë nëpër regjistrime të policisë, informacione nga më të ndryshmet e madje edhe tek vizionet e të “Mëtejshmes”
Hyrja: Falas
23 Prill, 19:00
Kinema Millennium