Eventi Terrarium Day me AIESEC do të zhvillohet në datën 22 Prill në orën 17:30 te Oficina!
Pjesmarrja në këtë workshop do ju prezantojë me termin ekosistem në miniature dhe si funksionon ekosistemi në vetvete. Proceset me të cilat ju do të njiheni, do ju sjellin më afër natyrës dhe cikleve te saj. Ju do te mesoni hap pas hapi: Çfare është një ekosistem, përmbajten e tij, funksionin dhe në fund do të krijoni vetë një të tillë me ndihmën tonë.
Gjithashtu, ju do të njiheni me organizatën AIESEC. AIESEC është organizata më e madhe rinore në mbarë botën e fokusuar në shkëmbime kulturore. Gjatë workshopit do ju prezantohen disa internshipe që ne ofrojmë ne vende të ndryshme të botës. Projektet me te cilat ju do të njiheni kanë ne qendër mbrojtjen e jetës ne tokë dhe në ujë, mbrojtjen e klimës, uljen e pabarazive etj.
Date: 22 Prill, 17:30-19:30