Në Ditën Botërore të Artit, Galeria e Artit “E.RIRA”, ka kënaqësinë të ndajë me ju një pjesë të koleksionit të veprave të saj të artit. Ngjyrat, linjat dhe mendimet përjetësohen në formën e qeramikës, skulpturës, pikturës, drurit të gdhendur apo kompozimeve në xham.
Ne besojmë që mënyra më e mirë për të vlerësuar artin, është duke e ndarë atë, ndaj shpresojmë t’ju shohim ju dhe miqtë tuaj dashamirës të artit në Galerinë RIRA, më 15 Prill, 2019 si dhe çdo ditë të javës në vijim. Ju mirëpresim në Galeri!