Norm dhe Ahmed

    Norm dhe Ahmed shfaqje ne teater ne Tirane

Premiera më e re e Teatrit Kombëtar "NORM DHE AHMED" vjen në datat 5-6-7 11-12-13-14 Prill në arTurbina.

Në orët e vona të natës, në një stacion të harruarr autobuzi në periferi të qytetit të Sidneit, jo larg bregut shkëmbor të oqeanit Paqësor, do të takohen Norm dhe Ahmed për të na treguar një histori të vjetër sa vetë historia e njerëzimit.

"Norm dhe Ahmed" është vepra që e futi autorin shqiptaro-australianin Alex Buzo, në radhën e shkrimtareve më të mirë të kontinentit australian. E shkruar me një gjuhë dhe stil ku nuk mungojnë situatat dhe batutat e humorit, ironisë dhe sarkazmës. E vlerësuar me disa çmime dhe e vendosur në disa vende të botës, kjo vepër vazhdon të mbajë hapur debate dhe diskutime të forta për temën dhe konfliktin e ashpër qe trajton.

Regjisor: Armand Bora

Interpretojnë: Gert Ferra, Lulzim Zeqja, Gladiola Harizaj

Skena & Kostumet: Romeo Çani

Perktheu: Diana Çuli

Ju presim në datat 5-6-7 Prill, ora 19:00, arTurbina, salla 150. Rezervimet në ☎️ 04 222 30 22 në orarin 09:00-13:00 dhe 16:00-19:00.

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies