Steelwings MotoFest 2019, Edicioni 11-të

    Steelwings MotoFest 2019, Edicioni 11

Është bërë tashmë traditë që Motofest zhvillohet çdo vit duke mbledhur të gjithë dashamirësit e Harley Davidson dhe muzikës rrok.

Në këtë festë, Steelwings Albania, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni EDS kanë për qëllim informimin dhe argëtimin e publikut duke e paraqitur të gjithë këtë event jo vetëm si shfaqje për të mbledhur të apasionuarit ndaj motorrave dhe adrenalinës së muzikës rrok por edhe për t’i treguar publikut se në vetvete e gjithë kjo është mënyrë jetese për një grup të caktuar njerëzish, të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre për çdo ditë duke sfiduar veten dhe shpirtin e aventurës.

Data: 27-28 Prill 2019

Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies