Shoqëri e Lodhur-Byung-Chul Han

    Fatigue Society, Byung-Chul Han

ZETA ka kënaqësinë t'ju ftojë në projeksionin e filmit:

"Shoqëri e Lodhur - Byung-Chul Han në Seul / Berlin"

Ditën e premte, datë 12 Prill 2019, ora 19:00

Në prezencën e vetë autores:

Isabella GRESSER

Rreth filmit

 

Filmi ese rreth filozofit gjerman Byung-Chul Han, trajton fenomenin e lodhjes në shoqëritë tona kapitaliste dhe simptomat e lidhura me të, të tilla si depresioni dhe burnout (fikja mendore). Ai ngre pyetjen se si ne duam të jetojmë sot dhe se çfar mund t'i kundërpeshojmë presionit të një shoqërie dixhitale të orientuar drejt arritjeve.

Kur libri “Shoqëri e Lodhur” u shfaq në vitin 2011, i mati pulsin Evropës dhe Koresë së Jugut. Sot tezat e tij kritike të shoqërisë kontribuojnë së tepërmi në njohjen e shoqërisë sonë në epokën e vetë-shfrytëzimit, neoliberalizmit dhe mbikëqyrjes.

 

Artistja vizuale, Isabella Gresser, nga Berlini, e shoqëroi Byung-Chul Han për disa vjet në vendlindjen e tij, Seul, dhe ndërthuri vëzhgimet e saj kinematografike, fotografike dhe vizatimet  që realizoi në Kore dhe Berlin, me tekstin e folur dhe ligjërimin e Byung-Chul Han. Ky film ka qënë në proçes midis viteve 2012 dhe 2014. Ndërthurja e elementëve imagjinarë, eksperimentalë dhe dokumentarë ka gjeneruar një film hibrid që pasqyron një vështrim të brëndshëm në mendimin e këtij filozofi, i cili nuk është shumë i pranishëm në shfaqet publike dhe media.

Ky event u mundësua nga mbështetja e Goethe Institut Tirana.

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies