"Filmi me metrazh të shkurtër “Ana tjetër” me skenar dhe regji realizuar nga vetë maturantët e shkollës Don Bosko vjen ditën e mërkurë me 10 Prill, ora 18.00 në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi premierë për publikun.
Ky projekt është pjesë e lëndës së biznesit “Shoqëria e nxënësve – Bëhu sipërmarrës” drejtuar nga Junior Achievement Albania.
Filmi “Ana tjetër” trajton një problem social, një plagë të shoqërisë, e cila vazhdon edhe në ditët e sotme. Bota e brendshme e një të riu flet edhe për të rinjtë e tjerë. Një vlerë të madhe artistike i jep edhe pjesëmarrja e aktores dhe regjizores Suela Bako.
Një mesazh për jetën dhe bukurinë e saj, për tolerancën, ndërgjegjësimin e të rinjve dhe triumfin e vlerave të vërteta përcillet ndërmjet filmit të këtyre të rinjve.
Janë të gjithë të mirëpritur për të dhënë përshtypjet rreth filmit më të ri.
Data: 10 Prill 2019
Ora: 18:00
Vendi: Akademia e Multimedias ‘Marubi’, Tiranë