Në kuadër të promovimit të Jetesës së Gjelbër dhe afrimit të njeriut me natyrën, Green Line Albania & Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rikthejnë sërisht aktivitetin “Nata e Gjelbër” ne Park. Aktiviteti do të fillojw nga ora 18:00 (tek fushat sportive pas V. Frashëri) dhe vazhdon deri në mëngjesin e ditës tjetër, duke kaluar një natë në natyrë, në çadra kampingu, thjeshtë e shëndetshëm. Programi parashikon aktivitetet e mëposhtme: Ndeshje Volejbolli – Një sfidë midis vullnetarëve dhe stafit të APR; Kinema nën Yje @Park; Piknik e gatim outdoor; Histori rreth zjarrit (nëse nata freskohet ndjeshëm) – Të rinjtë do të kenë mundësi të tregojnë historitë e tyre dhe eksperiencat, si një mënyrë për të rritur njohjen e socializimin; Parku i ideve – E ku më mirë se në natyrë mund të frymëzohesh? Pikërisht këtë Natë të Gjelbër do ta përdorim edhe si fidanishte idesh për aktivitete të ndryshme në park; Muzikë dhe Karaoke; Histori Vullnetarizmi; Lorja të ndryshme si Volejboll, BasketBoll, Shah, Dam,Twister etj; Lojra sociale me të rinjtë. Natyrisht nuk iket pa pastruar zonën e kampingut por edhe pa dhënë një kontribut në pastrimin e liqenit.
Data: 26-27 Gusht 2017
Vendi: Liqeni Artificial, Parku i Madh
Pjesëmarrja e lire