Ekspozita – Ana tjetër e Komunizmit shqiptar

Ekspozita fotografike "The Other Side of Albanian Communism"(Ana Tjetër e Komunizmit shqiptar) mbledh bashkë fotografët e famshëm holandezë, të cilët kanë dokumentuar që të gjithë periudhën para dhe gjatë revolucioneve të ndryshme në vendet e ish Bllokut Lindor. Ata kanë qenë dëshmitarë të momenteve historike, të tilla si krijimi në vitin 1980 i bashkimit polak të tregtisë, Solidariteti, në Gdansk; rënia e Murit të Berlinit dhe Revolucioni në Rumani, në vitin 1989. Gjithsesi, ata kanë kapur edhe momentet e zakonshme të përditshmërisë. Tërësia e fotove paraqet një pamje të paparashikuar dhe shumëplanëshe të Bllokut Lindor të asaj kohe. Fotografitë analoge bardh e zi, por edhe me ngjyra, mbajnë firmën e fotografit, duke regjistruar mënyrën se si ai ose ajo kanë fotografuar në ato kohë. Kjo ekspozitë bashkon rëndësitë historike të ngjarjeve sipas këndvështrimit të gjerë të foto-gazetarisë hollandeze në vitet 1980 dhe 1990. Të gjithë fotografët pjesëmarrës në ekspozitë janë një shtyllë e fortë mbështetëse për një brez të ri të fotografëve të dokumentarëve dhe të gazetarisë. Një pjesë e veçantë e ekspozitës i dedikohet punës së foto-gazetarit Piet den Blanken, i cili ka udhëtuar nëpër Shqipëri në vitin 1986, si pjesë e grupit të “shokëve të idealit”. Pavarësisht, ligjit që ndalonte kontaktet midis shqiptarëve dhe vizitorëve të huaj, si edhe ligjit që ndalonte realizimin e fotografive në rrugë, ai ia doli të bënte shumë fotografi të shqiptarëve dhe jetës së tyre të përditshme nën regjimin komunist.

Data: 17 Gusht

Vendi: Muzeu Historik Kombëtar

Hapja e ceremonies ora 18:00

 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies